Shakhtar Donetsk ka tallur sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku, në mediat sociale, duke postuar një foto të devijimit të tij të pavullnetshëm pas një goditje me kokë të Alexis Sanchez.
Interi barazoi 0-0 me klubin ukrainas të mërkurën dhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës, pasi kishin përfunduar të fundit në grupin e tyre.
Romelu Lukaku ishte heroi i pabesueshëm i Shakhtarit ndërsa aksidentalisht ndali një goditje me kokë të Alexis Sanchez në minutat e fundit të lojës.
Shakhtar ka shfrytëzuar këtë incident dhe e ka tallur sulmuesin belg me një fotografi në rrjetet sociale.
Romelu Lukaku save in the 89th minute of the #InterShakhtar match! ⚒⚒
Caption this. #UCL pic.twitter.com/Kg8HX3KVzE
— FC SHAKHTAR ENGLISH (@FCShakhtar_eng) December 11, 2020
“Pritja e Romelu Lukakut në minutën e 89-të të ndeshjes #InterShakhtar! Titullojeni këtë”, ka shkruar faqja e Shakhtarit në Twitter.
Edhe Mykola Matvienko kishte folur për ish-sulmuesin e Manchester Unitedit pas ndeshjes duke thënë se skuadra e tij duhet ta “falënderonte atë”. /Telegrafi/