Telegrafi

Faqja e madhe sportive ‘433’ publikon shakanë që Genc Nuza ia bëri Muharrem Sahitit në ‘Lojën e Yjeve’

Në javën e kaluar, Granit Xhaka dhe Milot Rashica organizuan një përballje me karakter bamirës të quajtur si ‘Loja e Yjeve’.

Në këtë përballje morën pjesë shumë lojtarë aktivë, ish-lojtarë, trajner të skuadrave, këngëtarë e basketbollistë shqiptarë.

Ndeshja që përfundoi baras në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, mirëpo që ka marrë vëmendjen edhe të faqeve ndërkombëtare sportive.

Faqja tashmë shumë e njohur “433” ka postuar në llogarinë e tyre në Instagram momentin kur gjyqtari Genz Nuza bën shaka me ndihmës trajnerin e Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti.

Në këtë video të publikuar, kanë reaguar edhe Milot Rashica dhe Florent Hadërgjonaj, që dërguan ’emoji’ duke qeshur.

Kjo përballje që u zhvillua në Prishtinë në javën e kaluar, u bë për t’u dalë në ndihmë 10 familjeve në nevojë. /Telegrafi/