Telegrafi

Faqja e La Ligas në Instagram shoqëron futjen e Benzemas në Bernabeu me këngën e Don Phenom

Real Madridi në kuadër të javës së 18-të në La Liga luan kundër Athletic Bilbaos.

Kjo është ndeshja e fundit për Los Blancos në stadiumin “Santiago Bernabeu” për vitin 2019, dhe duke parë formën e baskëve nuk do ta kenë aspak lehtë.

Pak minuta para takimit, faqja e La Ligas në rrjetin social Instagram ka publikuar një video të Karim Benzemas, gjatë kohës kur ai hynte në Bernabeu, dhe ecjen e francezit e shoqëroi me këngën e re të Don Phenom të titulluar “Benzema”.

Faqja e La Ligas në Instagram shoqëron futjen e Benzemas në Bernabeu me këngën e Don Phenom (Foto: Instagram/LaLiga)

Faqja zyrtare e La Ligas ka hiç më pak se 24.5 milionë ndjekës dhe normalisht për artistin shqiptar kjo është një marketing i mirë.

Në ndërkohë, ky projekt është pjesë e albumit të ri të reperit shqiptar “Kumara”, të cilin e publikoi muajin e kaluar.

Në këtë ndeshje Reali luan pa shumë yje, por është favorit për të fituar pasi ështē para publikut të tyre. /Telegrafi/