Grimerja Sellma Kasumoviq prej kohësh ka thyer barrierat e saj të suksesit.
Duke u konsideruar e pakontestuar si grimerja më e suksesshme shqiptare, suksesi i saj tash po kalon kufinjt.
Puna e saj më e fundit zë vend në faqen e Kim Kardashian për kozmetikë, KKW Beauty.
Kjo faqe ka mbi një milion ndjekës kryesisht femra në Instagram dhe në të është shfaqur puna më e fundit nga grimerja e njohur shqiptare pasi ka përdorur produkte të linjës KKW Beauty.
Ky është një tjetër promovim i radhës për Sellmën e cila dëshmon se për të mund të jetë vetëm qielli kufiri.
Sellma edhe më parë ka pasur bashkëpunime ndërkombëtare, por ky është tashmë hapi më i madh i saj drejt skenës ndërkombëtare ku puna e saj vlerësohet gjithandej.
Me Sellmën punojnë pjesa më e madhe e yjeve të estradës. /Telegrafi/