Telegrafi

Faqja e FIBA-s raporton për suksesin e Prishtinës

Faqja zyrtare e Federatës së Basketbollit në Evropë, FIBA, i ka kushtuar një artikull të veçantë suksesit të kampionit të Kosovës, Prishtinës, në tri gara të ndryshme.

“Prishtina, që bëri historinë duke u bërë ekipi i parë nga Kosova që merr pjesë në gara evropiane, ka përmbyllur sezonin me titull të Superligës së Kosovës duke e fituar trofeun e tretë sivjet”, nis artikulli i FIBA-s për Prishtinën.

“Ky është titulli i tretë rresht i kampionit për Prishtinën dhe finish ideal për sezonin në të cilin fituan edhe Kupën dhe më pas trofeun e Ligës Ballkanike”, thuhet më tej.

FIBA Europe më pas ka përshkruar rrugën e Prishtinës deri në triumfin e madh si dhe ka përmendur atmosferën e zjarrtë që u krijua nga tifozët në sallën e Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve dhe atë “Karagaçi”, në kuadër të finaleve.