‘Gymkhana 7’, goditja më e fundit e vozitësit të njohur të ‘rally-t’, Ken Block, paraqet një garë të egër nëpër rrugët e Los Angeles.
Xhirimi 12 minutësh me regji të Ben Conrad, për dy ditë, është shikuar mbi dhjetë milionë herë në YouTube.
Videoja fillon me Ford Mustangun e vitit 1965 me 845 KF që gjendet në një garazh i lidhur me zinxhir, e të cilit ia djeg rrotat, njofton Telegrafi.
Më pastaj, vetura lirohet dhe del nga tymi duke krijuar një pamje fantastike. Për të vazhduar fantazinë nëpër rrugë.
“Meqenëse jam nga Kalifornia e jugut dhe e dua L.A., kisha disa ide të qarta për të xhiruar në vende të caktuara”, ka treguar Conrad, i cili e ka angazhuar edhe policinë për të pasur siguri.
Shijojeni vozitjen e tij në videon mëposhtme. /Telegrafi/