Reperi me famë botërore, Sean Paul, është i admiruar nga miliona njerëz anë e kënd globit.
Ai pëlqehet për këngët e tij, bashkëpunimet e shumta dhe ndonjëherë edhe për theksin e tij të veçantë, pasi me vështirësi kuptohet se çfarë po thotë.
Sean është gjithashtu mjaft i ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.
Së fundmi, reperi i hitit “No Lie” ka publikuar disa imazhe nga koncerti i tij i fundit, në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Në një prej videove, ai shfaq momentin kur një fanse e tij ishte zhveshur komplet në pjesë e sipërme, duke kërcyer ‘topless’ në koncert.
Ajo u komentua nga fansat si një “shpirt i lirë”, pasi po kërcente e po dëfrehej në koncert sikur asnjëri të mos ndodhej përreth.
Imazhet e ndara me 1.5 milion ndjekësit e tij kanë bërë një bujë të madhe gjithandej në rrjetet sociale. /Telegrafi/