Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, është mjaft aktiv në muzikë me prurje të reja dhe performanca në koncerte të ndryshme.
Së fundmi, ai ka performuar në një nga klubet e natës në Prishtinë, ku sigurisht audienca e madhe nuk ka munguar.
Mes shumë fanseve të pranishme në publik, njëra prej tyre ka rënë në sy me një gjest që ka bërë ndaj këngëtarit.
Ajo i kishte shkruar në telefonin e saj pyetjen “A martohemi?”, së cilën ia ka drejtuar këngëtarit në afërsi të skenës.
Me të parë këtë, Ylli ka reaguar me dorë duke dashur kështu të injorojë pyetjen e parashtruar.
Tashmë janë bërë të shpeshta rastet kur fansat në mes të koncertit bëjnë gjeste të tilla në tentim për të marrë vëmendjen e artistëve. /Telegrafi/