Fansat e Taylor Swift e dinë se kënga “All Too Well” ka një vend të posaçëm në zemrën e këngëtares.
Mediat amerikane raportojnë se rëndësia e këngës është ndryshuar pas një reagimi i të një fanseje në koncertin e 28-vjeçares në Chicago, me ç’rast e bëri të qeshë edhe vet atë.
Para se të fillonte interpretimin e baladës, të cilën e konsideron më të vështirën nga albumi “Good Morning America”, Taylor ka thënë se me kalimin e kohës e ka gjithnjë e më të lehtë ta këndojë drejtpërdrejt atë.
Derisa po këndonte dhe luante në piano, të gjithë vëmendjen e mori një vajzë, e cila më zë shumë të lartë e këndonte këngën “All Too Now”.
Fansja, emri i të cilës ishte Tony, ishte aq e zëshme saqë mori vëmendjen e të gjithëve, madje edhe të vet Swift.
Thank you @taylorswift13 for this unforgettable night. I had the time of my life singing my favorite song with you. “This was your moment.” ♥️ pic.twitter.com/OxHfvWvaPF
— tony (@haoserim) August 30, 2018
Kamera e ka vënë fansen në plan të parë teksa këndonte “all, all, all”, madje duke u dëgjuar edhe mbi zërin e Taylor që këndonte me përforcues.
Ajo arriti t’ia marrë vëmendjen edhe vet këngëtares, e cila qeshi me këtë rast, ndërsa fansat tjerë e mbështetën me duartrokitje fansen e Swift. /Telegrafi/