Telegrafi

Fansja e njeh më mirë se ç’njeh ajo veten e saj, Dua Lipa humbet në duelin kundrejt tifozes në lojën argëtuese të iHeartRadio

Foto: iHeartRadio/YouTube

“Fansi kundër Artistit” është një prej shfaqjeve më të pëlqyera të iHeart Radio.

Kjo lojë argëtuese sjell në qendër të vëmendjes dy protagonistë: një artist të famshëm me fansin e tij më të zjarrtë.

Që të dy vihen para pyetjeve të ndryshme lidhur me artistin, dhe ai që merr më shumë përgjigje, ai e njeh më mirë personazhin e njohur.

Lexo po ashtu Dua Lipa, e vetmja femër në mesin e 10 albumeve më të shitura në Mbretërinë e Bashkuar

E ftuara e radhës ka qenë artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, bashkë me fansen e saj të zjarrtë, Justine.

Dua Lipa e ftuar me fansen e saj në duetin “Fansi kundër artistit” (Foto: iHeartRadio/YouTube)

Ato filluan raundin me pyetjen e parë e cila ishte albumi i parë që Dua Lipa kishte blerë në jetën e saj, ku të dyja dhanë përgjigjen e saktë duke thënë “Whoa Nelly”.

Dua Lipa (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Më pas ato qëlluan të sakta edhe përgjigjet se klipi “New Rules” ishte xhiruar në Miami, dhe se emri i Duas do të thotë “dashuri” në gjuhën shqipe.

Pyetja e fundit që i dha edhe fitoren fanses ishte se “çfarë kishte bërë Dua në iHeartRadio në prill të vitit 2017”, dhe përgjigjen e saktë e dha Justine duke thënë se artistja e saj e preferuar kishte lexuar disa “statuse të fansave në Twitter”.

Dua Lipa (Foto: Jeff Schear/Getty Images/Guliver)

Në momentin që kjo përgjigje u dha, Dua ngeli e habitur se si fansja e saj dinte kaq shumë në detaje për të.

Edhe prezantuesja e emisionit, i ka thënë në fund këngëtares shqiptare që fansja e njeh atë më mirë se ç’njeh ajo veten e saj. /Telegrafi/