Telegrafi

Fansja e mbuluar e Morena Tarakut, printon bluzën me figurën e saj (Foto)

Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku vazhdon të jetë njëra ndër personazhet më të pëlqyer dhe të ndjekur nga të rinjt shqiptarë.

Ajo numëron me mijëra ndjekës në rrjetet sociale, të cilët njoftohen hap pas hapi për më të rejat e fundit të këngëtares.

Mirëpo edhe ata i dërgojnë vazhdimisht imazhe të ndryshme bukuroshes Taraku, imazhe nga përditshmëria që përkojnë me të preferuarën e tyre.

Disa nga këto imazhe, edhe Morena më pas i ndan me fansat tjerë në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Kur Patris Berisha solli skena të nxehta me Morena Tarakun në klipin e saj (Foto/Video)

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në InstaStory, ku shfaq një vajzë të mbluar me shami, e cila ka printuar një bluzë me fotografinë e Morena Tarakut.

Mesa duket, vajza në fotografi është njëra ndër fanset më të dashura të Morena Tarakut. /Telegrafi/

Fansja e mbuluar e Morena Tarakut printon bluzën me fotografinë e saj. Foto nga InstaStory.