Telegrafi

Fansja e kap për fyti gjatë një koncerti – nuk duhet humbur reagimi i Butrint Imerit

Një incident i papritur i ka ndodhur këngëtarit të njohur Butrint Imeri në një nga performancat e fundit.

Në një koncert teksa ai po bënte fotografi me fanset e tij, një vajzë e ka kapur për fyti artistin.

Nga fytyra, ai ngeli pa fjalë, por që e kaloi me qetësi – pa bërë ndonjë reagim tjetër.

Foto: Screenshot/TikTok

Ky nuk është incidenti i vetëm pasi shumë prej artistëve i ndodhin gjëra të tilla në skenë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Viteve të fundit janë bërë virale momentet kur fansat i kanë gjuajtur me gjësende të ndryshme.

Foto: Screenshot/TikTok

Sidoqoftë, 28-vjeçari vijoi me programin duke vazhduar me këngët që kishte në plan.

Butrinti vazhdon të jetë një nga yjet më të kërkuar në estradë. /Telegrafi/

@butxtrintx Gjesti skandaloz i fanses ndaj Butrint Imerit 🤦‍♀️ @BUTRINT IMERI #butrintimeri #albania #albaniantiktok #shqip #viral #fyp ♬ original sound – butxtrintx