Kaderi dhe Lumi tashmë kanë filluar lidhjen e tyre brenda shtëpisë së BBVK.
Duke ngrënë darkë pas natës së spektaklit mbrëmë (e hënë), një fanse ka bërtitur nga jashtë “Lumbardh, Agnesa të dua”.
Ndërsa reagimi i Kaderit ishte shumë interesant, pasi i ktheu përgjigjje duke bërtitur “Oj Agnesë, ka femër”.
Ndërsa situata u bë edhe më komike kur fansja u përgjigj përsëri duke thënë: “S’ka lidhje”.
Kjo situatë që u krijua papritur në shtëpi, i bëri banorët për të qeshur shumë.
Ndërsa Kaderi e pyet Lumin “Çka nëse dikush bërtet “Kader të dua”, Lumi i përgjigjet “S’ka lidhje them edhe unë”, pasi edhe shpjegon që nuk e njeh asnjë Agnesë. /Telegrafi/