Telegrafi

Fansja bën tatuazh vargjet e këngës “Kalon” të Dafinës dhe Lumi B

Kënga “Kalon” nga Dafina Zeqiri dhe Lumi B ishte një ndër hitet absolute të vitit 2018.

Dafina aso kohe kishte shënuar edhe rikthimin në tregun muzikor me këtë projekt, i cili ishte pritur tejet mirë nga fansat dhe kishe marrë miliona klikime në kanalin YouTube.

Duket se njëra nga fanset më të mëdha të kësaj kënge, ka marrë tejet frymëzim nga kënga “Kalon”, aq sa për të realizuar edhe një tatuazh me disa nga vargjet e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ka qenë këngëtarja Dafina Zeqiri, ajo e cila në InstaStory ka rishpërndarë imazhin e fanses, ku shihet që në belin e saj ka bërë tatuazh disa nga vargjet e këngës.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

“Hajt se t’kalon koha krejt i shëron”, janë fjalët që fansa i ka tashmë të gshendura në trupin e saj.

Dafina përndryshe edhe sivjet publikoi edhe një tjetër duet me Lumi B, këngën “Lule lule”, e cila gjithashtu u prit tej mirë nga publiku. /Telegrafi/