Pronat e këngëtares Taylor Swift janë cenuar së fundmi nga një fans i zjarrtë i saj.
Një fans i quajtur Roger Alvarado, ka arritur të hyjë në apartamentin e Swiftit në New York, shkruan TMZ.
Mësohet se fansi ka hyrë nga ballkoni duke thyer xhamin me dorë, në pronën e këngëtares e cila kap vlerën e 18 milionë dollarëve.
Zyrtarët gjetën Alvarado duke fjetur në shtratin e zbrazët të Swift, teksa më pas kanë vërejtur edhe dritaren e thyer.
TMZ raporton se fansi ishte futur edhe në banjën e këngëtares, ku kishte bërë dush.
Policia më pas kishte arrestuar Alvaradon, pas raportimit të një dëshmitari që tregonte se dikush po mundohej të hynte me forcë në apartamentin e këngëtares.
Ai do të mbahet në paraburgim për akuzën vjedhje dhe përndjekje.
Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që këngëtares i ndodhë një gjë e tillë, pasi i njëjti kishte tentuar edhe më parë që të futej në pronat e saj. /Telegrafi/