Site icon Telegrafi

Fansi i thotë se ka qenë shtatzënë dhe e pyet se ku e ka fëmijën, Enca i përgjigjet: Me siguri e ke fjalën për shtatzëninë e ushqimit

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Këngëtarja Enca Haxhia tregohet shumë e hapur me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me ta fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, duke mos hezituar të ekspozojë edhe linjat e saj të trupit.

Së fundmi, Enca u ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj që t’i parashtrojnë nga një pyetje në InstaStory, të cilave ajo më pas do iu përgjigjej.

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Dhe një nga ndjekësit kishte parashtruar një pyetje shumë interesante, duke u shprehur: “Ti ishe shtatzënë, ku është, çfarë ndodhi?”.

Ndërkohë Enca e mori mjaft me sportivitet, duke u përgjigjur: “Duhet të jesh duke folur rreth shtatzënisë së ushqimit…Unë nuk do të jem aktualisht shtatzënë edhe të paktën për pesë vite besoj”.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

Enca përndryshe kohëve të fundit shijoi një udhëtim luksoz në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ajo është shprehur se është në përgatitje e sipër të një albumi të ri, të cilin shpreson ta nxjerr në shitje këtë verë. /Telegrafi/

Foto: Enca Haxhia/Instagram
Exit mobile version