Telegrafi

Fansi i thotë Aida Doçit se ajo është shkak i zënkës së tij me bashkëshorten

Foto: Aida Doçi/Instagram

Këngëtarja e njohur, Aida Doçi, është një emër shumë i pëlqyer për zhanrin muzikor të cilin e këndon.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur nga mijëra fansa edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ta fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, Aida u ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj në Instagram që të bëjnë nga një pyetje sipas dëshirës, dhe ajo do u përgjigje.

Mirëpo njëri prej tyre vendosi që të tregojë një të vërtetë që ndodh në familjen e tij, e që mesa duket janë zënkat me gruan për shkak të simpatisë që fansi ndaj këngëtares.

Ky koment patjetër që e ka bërë për të qeshur këngëtaren Doçi, e cila gjithashtu ka shkruar një kundër përgjigje.

Foto: Aida Doçi/InstaStory

“Edhe këtë e dëgjova, asgjë s’po bëj, veç po këndoj”, ka shkruar këngëtarja në InstaStory.

Mes duket, pëlqyeshmëria që fansat kanë ndaj saj është e madhe, dhe kjo bënë që mes çifteve të krijohen ndoshta ndonjëherë zënka të vogla, por jo serioze. /Telegrafi/