Moderatorja e njohur Roza Lati vazhdon të mbetet një prej personazheve më të dashur për publikun, e cila gjendet çdo ditë pranë tyre përmes emisionit të saj “Hangover” në MCN Radio.
Ajo ka me mijëra fansa dhe ndjekës në rrjetet sociale, të cilët njoftohen hap pas hapi për më të rejat e saj.
Disa prej tyre janë shumë të afeksionuar pas moderatores, dhe arrijnë të bëjnë thuajse çdo gjë vetëm për të pasur portretin e saj kudo me vete.
I tillë është veprimi që një nga fansat e saj më të zjarrtë ka bërë së fundmi. Një djalosh i ri, fans i Rozës, kishte vendosur që të rruante kokën me formën e portretit të saj.
Kjo e fundit, e ngazëllyer nga ky gjest i fansit, ka vendosur që ta ndaj me fansat fotografinë e momentit kur ai po priste flokët me formën e portretit të saj.
“Nuk di çfarë të them, janë të mëdhenj”, shkruan moderatorja Lati në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/