Telegrafi

Fansi realizon portretin e Luana Vjollcës në modelin e flokëve të tij

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, ka shumë fansa gjithandej.

Ajo është e pëlqyer dhe shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi apo video të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Luana ka rishpërndarë në Instagram një video të një fansi të saj, i cili shfaqet në parukeri, duke prerë flokët në një model, që shfaqë portretin e saj.

Prezantuesja duket të ketë ngelur e befasuar nga kjo gjë, pasi që nuk ka menduar se dashuria e një fansi mund të arrijë deri aty.

“Wow, s’kam fjalë”, ka shkruar bukuroshja Vjollca në mbishkrimin e videos, e cila ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë.

Luana gjendet çdo të shtunë pranë shikuesve përmes emisionit të saj “Shiko kush luan”, ku nga java në javë sjell lojëra me personazhe të ndryshme.

Përndryshe, në muajt në vazhdim, ajo pritet të sjellë për fansat edhe një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/