Telegrafi

Fansi i propozon martesë Samantës, “rrezikoi” të humbte jetën për të (Foto)

Këngëtarja Samanta Karavella ka pak  kohë që ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me reperin 2 Ton.

“Bashkë” titullohet kënga e tyre e re, e cila në të vërtet bëri bashkë dyshen për herë të parë në një bashkëpunim, i cili që në daljen e parë në YouTube u prit mirë nga publiku.

Samanta gjendet gjithnjë afër fansave falë imazheve që publikon vazhdimisht në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Samanta Karavella dhe 2 Ton vijnë "Bashkë" (Video)

Ndërkohë disa prej fansave të saj më të zjarrtë, nuk hezitojnë që t’i shkruajnë asaj privatisht në ndonjë nga llogaritë e saj.

Së fundmi, këngëtarja ka zbuluar se ka marrë një mesazh mjaft qesharak nga një fans i saj, ku i propozonte asaj për martesë, ngase kishte qenë duke e shkelur vetura përderisa shikonte fotografitë e saj.

Sigurisht që kjo gjë e ka bërë për të qeshur këngëtaren Karavella, ndaj dhe ka vendosur ta ndajë me ndjekësit një mesazh të tillë. /Telegrafi/