Këngëtarja Samanta Karavella ka pak kohë që ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me reperin 2 Ton.
“Bashkë” titullohet kënga e tyre e re, e cila në të vërtet bëri bashkë dyshen për herë të parë në një bashkëpunim, i cili që në daljen e parë në YouTube u prit mirë nga publiku.
Samanta gjendet gjithnjë afër fansave falë imazheve që publikon vazhdimisht në rrjetet sociale.
Ndërkohë disa prej fansave të saj më të zjarrtë, nuk hezitojnë që t’i shkruajnë asaj privatisht në ndonjë nga llogaritë e saj.
Së fundmi, këngëtarja ka zbuluar se ka marrë një mesazh mjaft qesharak nga një fans i saj, ku i propozonte asaj për martesë, ngase kishte qenë duke e shkelur vetura përderisa shikonte fotografitë e saj.
Sigurisht që kjo gjë e ka bërë për të qeshur këngëtaren Karavella, ndaj dhe ka vendosur ta ndajë me ndjekësit një mesazh të tillë. /Telegrafi/