Lionel Messi është njëri nga futbollistët më të dashur në botë dhe natyrisht që ka fansa të shumtë në gjithë globin.
Çdo adhurues i futbollit do të dëshironte një foto kujtim me të apo një nënshkrim në një fanellë të yllit argjentinas.
Por një adhurues i futbollit e ka bërë ëndrrën realitet në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.
Ai është futur në fushë dhe pasi ka bërë një foto me Messin ka kërkuar nga sulmuesi i Barcelonës t’i nënshkruajë fanellën.
Pasi e bëri një gjë të tillë Messi, fansi i tij u përkul para tij duke treguar respekt dhe dashuri për numrin 10 të Argjentinës.
28-vjeçari e ngriti në këmbë fansin e tij duke i dhuruar një përqafim të ngrohtë dhe duke treguar edhe njëherë madhështinë e tij.
Ky nuk ishte rasti i parë që fansat futën në fushë për ta përshëndetur Messin, por sigurisht se nuk do të jetë as i fundit pasi argjentinasi konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. /Telegrafi/