Site icon Telegrafi

Fansi i Metallicas publikon imazh të bendit legjendar me flamurin kuq e zi (Foto)

Grupi i famshëm muzikor “Metallica” ka pozuar së fundmi me flamurin shqiptar gjatë ditëve të fundit të turit të tyre në Britani.

Fotografia në fjalë është realizuar nga një djalë shqiptar, i cili jeton atje.

Metallica në koncertin e mbrëmshëm në Londër. (Getty Images)

I njëjti në rrjetet sociale është shumë i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ka publikuar postime, përmes së cilave ka treguar se është një fans i madh i “Metallicas”.

Ervin Gjonaj, i cili në Instagram mban emrin e liderit të grupit, ka shfrytëzuar takimin me ta, për të shpalosur flamurin kombëtar, duke pozuar me ta.

Grupi Metallica me flamurin kombëtar

Madje, flamurin e Shqipërisë ia kishte bërë dhuratë për ditëlindje Robert Trujillos, basistit të grupit.

Përveç flamurit, Gjonaj u ka dhuruar atyre edhe një fanellë të Kombëtatres.

Lexo po ashtu Yjet tanë të preferuar të Rockut nga vitet '90 - Si dukeshin ata dikur dhe sa kanë ndryshuar tani (Foto)

Dhe në nderim, “Metallica” mbrëmë (e martë) në koncertin e mbajtur në Londër kanë përshëndetur të gjithë fansat shqiptarë, pjesëmarrës në këtë koncert. /Telegrafi/

Exit mobile version