Site icon Telegrafi

Fansi i komentoi: “Nuk la kush pa të zënë”, Dafina Zeqiri i përgjigjet duke i thënë se është e virgjër

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri, është një ndër emrat më të ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, Dafina publikon fotografi të ndryshme atraktive nga jeta dhe përditshmëria e saj, gjersa nuk nguron edhe tu kthejë herë pas here përgjigje fansave.

Njëlloj, ajo ka vepruar në fotografinë e fundit të hedhur në Instagram, e cila është pasuar me shumë komente nga fansat.

“Çikë e mirë ke qenë, tash s’ka mbet djalë pa të zënë”, ka qenë njëri ndër komentet e fansave, së cilit Dafina Zeqiri nuk ka nguruar t’i përgjigjet.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këngëtarja shqiptare ka replikuar në këtë koment duke shkruar me satirë se është e virgjër.

“Ma se zemrën ma ndave në dy pjesë, virgjine jam pasha ty”, kanë qenë fjalët e Dafina Zeqirit në replikimin e komentit ndaj fansit.

Situata më pas është pasuar me shumë komente dhe të qeshura nga ndjekësit e tjerë, të cilët kanë mbetur të habitur nga ky reagim i saj. /Telegrafi/

Screenshot: Dafina Zeqiri/Instagram
Exit mobile version