Telegrafi

Fansi ia përqafon dorën, këngëtarja reagon në mënyrë të papritshme (Video)

Ani Lorak ka qenë duke dhënë intervistë për Muz TV të Ukrainës, kur një fans i është afruar dhe ka nisur t’ia përqafonte dorën.

Pasi ai nuk ndalonte, ajo e ka marrë një tortë që gjendej në tavolinë dhe e ka qëlluar të riun, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja që e ka përfaqësuar shtetin e saj në Evrovisionin e vitit 2008, është frikësuar shumë dhe nuk ka ditur si të reagojë në atë moment.

Më pas, sigurimi ka intervenuar dhe e kanë larguar djaloshin me forcë.

Ndryshe, Lorak është këngëtare, shkruese e vargjeve, aktore, si dhe Ambasadore e Vullnetit të Mirë. Ndërsa cilësohet si femër me shumë influencë. /Telegrafi/