Një gjë jo fort e këndshme i ka ndodhur reperit nga Shqipëria, Noizy, në një nga koncertet e fundit të tij.
Kjo ngase që të jetë më afër fansave, i njëjti është afruar në drejtim të rreshtit të parë, por që nuk u prit aspak mirë nga publiku.
Një prej të pranishmëve ka lëshuar thirrje ndaj Noizyt duke u shprehur se, “Unikkatili është baba”.
Megjithatë, kjo duket se nuk i pëlqeu reperit nga Durrësi, i cili më pas e ofendoi atë, e në tjetrin rast i tha se e ka ngatërruar koncertin.
Kjo nuk është hera e parë që Rigels Rajku përballet me gjëra të tilla, por që videoja më poshtë tregon gjithë momentin. /Telegrafi/