Telegrafi

Fansi i flaktë i Duas bën tatuazh fytyrën e saj (Foto)

Dua Lipa po vazhdon me suksese të mëdha në skenën ndërkombëtare.

Këngëtarja shqiptare me projektet e saj muzikore ka arritur të fitojë një numër të madh të fansave në tërë botën, transmeton Telegrafi.

Madje ka nga ata që edhe janë ta apasionuar ndaj saj, sa që bëjnë tatuazh fytyrën e Duas.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes profilit të saj në Instagram, ku ka publikuar një dorë mashkulli, në të cilën shihet tatuazhi me fytyrën e saj.

Projekti i saj i ardhshëm muzikor pritet të publikohet me datë 6 maj./Telegrafi/