Site icon Telegrafi

Fansi e pyet çfarë mendon për shqiptarët, i dashuri i Duas ia kthen me “shqipe”

(Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

I dashuri i Dua Lipës, Anwar Hadid, ka bërë një seancë pyetje-përgjigje me fansat e tij në Instagram.

Shumica e pyetjeve për modelin 22-vjeçar kanë qenë të lidhur me Palestinën, vendin e origjinës së babait të tij, Mohamed Hadid.

Ndërkaq, duke qenë i lidhur me këngëtaren nga Kosova, njëra nga pyetjet ka pasur të bëjë me shqiptarët.

Lexo po ashtu "Dashuri në karantinë", Dua Lipa tregon se del me masa mbrojtëse në qytet me të dashurin Anwar Hadid

“Çfarë mendon për popullin shqiptar?”, është pyetja e drejtuar nga fansi.

Ndërsa Anwar ia ka kthyer në shqip duke shkruar thjesht: “Shqipe”, ndërsa e ka shoqëruar me një fotografi të Duas, në të cilën ajo e ka bërë simbolin e shqiponjës me duar. /Telegrafi/

(Foto: InstaStory/anwarhadid)
Exit mobile version