Futbollisti gjerman me prejardhje turke ditë më parë ka festuar ditëlindjen e 24.
Ilkay Gundogan me këtë rast është befasuar prej një fansi të vogël të Manchester Cityt, Braydon Bent.
Ky i fundit i solli një torte dhe pas një bisede të shkurtër, ai u fryu qirinjve dhe preu tortën, transmeton Telegrafi.
Futbollisti i premtoi djaloshit se do të bëhet lojtar edhe më i mirë dhe se do të shënon gola.
Kujtojmë se Bentit i ishte organizuar një befasi prej zyrtarëve të ekipit të Citizens duke u shëtitur me taksi me trajnerin e klubit, Pep Guardiola. /Telegrafi/