Telegrafi

Fanset po i ngacmoheshin seksualisht, Drake ndaloi paraqitjen skenike (Video)

Drake ka vazhduar me paraqitjet skenike në kontinentin e Australisë.

Këngëtari ka bërë një gjë të pazakontë duke ndaluar një shfaqje në Sydney.

Në fakt, një video e filmuar nga fansat tregon se si në klubin e natës “Marquee”, Drake ndaloi shfaqjen shkaku një anëtari të audiencës, i cili po ngacmonte seksualisht disa vajza.

“Nëse nuk ndalon ta prekësh vajzat, do të zbres të shqelmoj. Ndalo t’i vendosësh duart mbi vajzat”, dëgjohet duke thënë këngëtari.

Ngjarja ka ndodhur në Sidnej të Australisë, por videoja amatoriale përfundoi shumë shpejt në rrjetin social “Instagram”, për t’u bërë më pas virale gjithandej.

Theksojmë se gjatë në vijim, Drake do të vazhdojë koncertet në Australi, ku ndalesa e radhës do të jetë në Melbourne. /Telegrafi/