Është i kërkuar nga fansat gjithandej!
Reperi i njohur kosovar Ledri Vula është një ndër më të preferuarit nga të rinjtë.
Këtë verë ai i ka bërë për vete të gjithë me këngët e tij shumë të suksesshme, “Nona” dhe “U harrum”, të cilat u pritën mirë nga publiku.
Se ka fansa të shumtë dhe kudo, këtë e vërteton edhe një fotografi e publikuar së fundmi në rrjetet sociale nga një grup fansesh të tij nga Saranda.
Në fotografi vërehen disa vajza, të cilat kanë veshur nga një bluzë me iniciale, të cilat së bashku formojnë fjalinë “Të dua Ledri”.
I mahnitur nga kjo befasi ka ngelur edhe vet reperi, e në veçanti nëna e tij Xheri, e cila vendosi që këtë foto ta ndajë me ndjekësit e saj në Instagram. /Telegrafi/