Telegrafi

Fanses i digjet shtëpia dhe disku me këngët e Bebe Rexhës, këngëtarja shqiptare ia dërgon një të ri dhe me nënshkrim

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka një lidhje shumë të afërt me fansat e saj.

Në ditët kur ajo gjen kohë, Rexha nuk heziton që t’i shkruajë ose t’iu përgjigjet disa prej pyetjeve më interesante të tyre, të parashtruara në rrjetete sociale.

Së fundmi, ajo është prekur kur një fanse i ka shkruar në Twitter, duke i treguar se si shtëpia e saj fatkeqësisht është djegur, dhe bashkë me të është djegur edhe disku i këngëve “All of my fault” – një mini-album me disa këngë të famshme të Bebe Rexhës.

Kopertina e mini-albumit përmbledhës “All of my fault” i artistes Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Me të parë këtë status, këngëtarja shqiptare menjëherë reagoi duke i kthyer përgjigje, duke i thënë se i kanë mbetur ende disa disqe “AUF (All of my fault)” në shtëpinë e saj, dhe do t’ia dërgojë një të ri të firmosur.

“Bebe të lutem lexoje këtë, të lutem. Shtëpia ime u dogj këtë të hënë dhe jam e shkatërruar, kam humbur gjithçka dhe kam humbur diskun tim AYF. Unë jam aq e trishtuar sepse ishte i preferuari im, me të vërtetë”, ka qenë mesazhi i shkruar nga fansja.

Ndërkohë Bebe Rexha i është përgjigjur në këtë mënyrë: “P Zot i madh. Unë mendoj se kam një disk AYF në shtëpinë time. Më lër të të dërgoj një. Dhe unë do ta nënshkruaj atë. Më vjen shumë keq për atë ka ndodhur”.

“All of my fault” është mini-a;bumi me përmbledhje i parë i artistes Bebe Rexha i publikuar më 17 Shkurt 2017. Ky mini-album përmban disa hite të saj si “Me, myself and I”, “I got you” etj.

Ndërkohë, albumi i plotë i saj debutues u publikua në vitin 2018 dhe mban titullin “Expectations”. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram