Këngëtarja e njohur shkupjane Adelina Tahiri zyrtarizoi mbrëmë (e mërkurë) martesën e saj me avokatin e njohur maqedonas, Seryzha Markov.
Ky i fundit është një personalitet mjaft i njohur në Maqedoni, por për shkak të moshës madhore, u prit me paragjykime nga shqiptarët.
Se jo të gjithë e kanë mirëpritur martesën e saj, këtë e tregojnë më së miri edhe komentet e shumta që kanë arritur në adresë të këngëtares.
Adelina kishte publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqej gjatë nënshkrimit të kurorëzimit, ndërsa në mbishkrimin e fotografisë kishte shkruar “Zyrtarisht e martuar”.
Mirëpo, komentet negative nga fansat pasojnë të shumta, duke dënuar kështu faktin se pse këngëtarja është martuar me një maqedonas.
Ka edhe nga ata që e uruan këngëtaren Tahiri për këtë martesë, por që ishin të paktë.
Në vazhdim mund të ndiqni disa prej komenteve adresuar këngëtares nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/