Telegrafi

Fansat të zhgënjyer nga mungesa e Dua Lipës në “Glastonbury”, ndërsa e la Elton Johnin të këndonte vetëm hitin e tyre “Cold Heart”

Dua Lipa ka munguar dukshëm në skenën e “Glastonbury” të dielën mbrëma, ku humbi mundësinë për të interpretuar duetin me Elton John.

Ylli i muzikës pop, 27 vjeçe, nuk u shfaq për të kënduar hitin e tyre “Cold Heart”, duke e lënë Eltonin, 76 vjeç, të udhëzonte audiencën të këndonte pjesën e artistes shqiptare.

Performanca e fundit e Elton u duartrokit nga publiku dhe u cilësua si më e mira në festival.

Foto: Wire Image

Por, pavarësisht nga rasti i rëndësishëm, Dua nuk mund të ishte aty duke e lënë Eltonin të këndonte vetëm hitin e tyre të vitit 2021 – dhe në vend të kësaj ajo publikoi fotografi duke darkuar me familjen.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

Fansat ndërkohë bënë reagime të shumta duke kritikuar Duan për mungesën në “Glastonbury”.

Foto: Instagram

“Më fal, Dua Lipa. Por çfarë është më e rëndësishme se të jesh në krye të Festivalit me Elton John?”, shkroi një fans.

“Po vdes të di se çfarë po bën Dua Lipa pasi nuk është në Festival me Elton John?”, theksoi tjetri.

Foto: Instagram

“Nuk ka asnjë arsye që Dua të mungojë në Festival?”, shtoi mes tjerash një i tretë.

“Ku është Dua Lipa?”, vazhdoi një përdorues tjetër i rrjeteve sociale.

Foto: Instagram

Rrjeti shpërtheu meqë Dua Lipa shihej duke darkuar me familje, e jo në koncert. /Telegrafi/

Foto: Wire Image
Foto: Twitter

 

Foto: Twitter

 

Foto: Twitter