Telegrafi

Fansat të zhgënjyer nga Justin Timberlake pas dokumentarit për ndarjen nga Britney Spears

Natën e kaluar, dokumentari i New York Times, Framing Britney Spears debutoi në Hulu dhe FX – dhe është sinqerisht i shkëlqyeshëm, sipas BuzzFeed.

Dokumentari përqendrohet në konservatoritetin e Britney dhe lëvizjen #FreeBritney, duke kaluar nga fëmijëria e saj e deri në betejat në gjykatë sot.

Sidoqoftë, kishte një pjesë dokumentari që fansat i kushtuan vëmendje të veçantë – dhe kjo përfshin Justin Timberlake.

Foto: FX/Hulu

Nëse keni nevojë për një rifreskim të shpejtë, Britney dhe Justin ishin tri vjet së bashku, deri në 2002. Ishte, si një marrëveshje e madhe.

Dokumentari pastaj paraqet dy momente të mëdha pas ndarjes së tyre: Së pari, videoklipi “Cry Me A River”, ku në një pjesë të tekstit thekson sikur Britney e kishte mashtruar atë.

Së dyti, kur Justin vazhdonte të fliste për marrëdhënie seksuale me Britney. Kur e pyesin se, “A ka kryer marrëdhënie me Britney Spears?” ai qesh dhe thotë: “Mirë, unë e bëra atë”.

Sipas Britney, Timberlake ishte i vetmi person me të cilin kishte fjetur në atë kohë dhe se ka qenë e virgjër.

Foto: Getty Images

Rrëfimi popullor që pasoi ishte, sipas fjalëve të dokumentarit, që Justin u portretizua si ‘qendërmbrojtësi i shkollës’ ndërsa Britney si ‘mësuesja e shkollës së mesme’ që mbante përgjegjësinë për ndarjen.

Një numër i madh kanë kërkuar që 40 vjeçari Justin Timberlake të kërkojë falje për njollosjen e imazhit të Britney pas ndarjes së tyre në 2002.

Dhe fansat vazhduan ta sulmonin Justin:

/Telegrafi/