Telegrafi

Fansat të befasuar nga veprimi i Khloe Kardashian, pasi u shfaq e afërt me aktorin Michele Morrone në Javën e Modës në Milano

Khloe Kardashian është bërë personazhi kryesor i një historie të re romantike – pasi u pa me aktorin e “365 Days”, Michele Morrone.

Ylli i “Kardashians” ka qenë e pranishme në Javën e Modës në Milano këtë fundjavë me nënën Kris Jenner dhe mbesat e nipërit për të parë sfilatën e motrës Kim Kardashian me Dolce&Gabbana në festimin e partneritetit të saj me markën luksoze të modës.

Teksa Kim, 41 vjeçe, po vinte në qendër të vëmendjes në pistë, Khloe, 38 vjeçe, ishte e zënë duke shkaktuar një zhurmë në prapaskenë, ku dukej se ishte njohur shumë mirë me aktorin italian.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një foto të cilën ylli i Netflix, 31 vjeç, e ndau në Instagram, Michele shihet duke u strukur në Khloe me dorën e tij të mbështjellë rreth belit të saj, ndërsa ajo kishte mbështetur trupin e saj në të tijin.

Fotoja ka bërë që të ketë komente të shumta nga fansat, duke shpresuar se Khloe ka gjetur një partner të ri, pas ndarjes nga i dashuri Tristan Thompson.

Lexo po ashtu Ish-partneri i Khloe Kardashian, Tristan Thompson shihet në shoqëri të modeles Juanita pas një nate argëtuese në Hollywood

“Khloe Kardashian dhe Michele Morrone (Massimo) është një dyshe që kurrë nuk e dija se do të bëheshin bashkë”, komentoi i emocionuar një fans.

Foto: Backgrid

“Khloe Kardashian dhe Michele Morrone???? Aktori nga 365 Days”, tha një tjetër.

“Khloe Kardashian dhe Michele Morrone një dyshe që nuk e kisha menduar kurrë”, vazhdoi një tjetër.

Ish-çifti tani janë prindër të një djali, emri i të cilit ende nuk është zbuluar, dhe ata kanë gjithashtu një vajzë katërvjeçare True. /Telegrafi/

Foto: Getty Images