Fansat kanë bërë shaka duke thënë se Georgina Rodriguez e ka të ndaluar të festojë fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës.
Modelja, e lindur në Buenos Aires, e kaloi turneun dimëror në Katar duke mbështetur Portugalinë për të dashurin e saj Cristiano Ronaldo.
Por ishte rivali i madh i Ronaldos në fushë, Lionel Messi, ai që më në fund mori në dorë trofeun më të çmuar të futbollit.
Ronaldo, skuadra e të cilit Portugalia u rrëzua në fazën çerekfinale, ka qëndruar në heshtje që pas ndeshjes emocionuese të eliminimit.
Po kështu edhe partnerja e tij argjentinase, duke sjellë disa reagime nga fansat në internet, shkruan The Sun.
“Georgina Rodriguez është e vetmja argjentinase që nuk feston fitimin e Kupës së Botës nga kombi i saj”, ka shkruar njëri prej tyre.
“E dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez duhet të paktën të urojë vendin e saj Argjentinën”, ka thënë një tjetër.
“Georgina Rodriguez është e vetmja argjentinase që nuk mund të festojë trofeun e saj”, shkoi një tjetër fans.
Ronaldo, i cili u largua nga Manchester United ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare, nuk arriti të frymëzonte Portugalinë të kalonte tutje, duke humbur ndaj Marokut.
Ndërkohë, Argjentina mundi Francës në një finale dramatike që përfundoi 3-3 pas kohës shtesë, me Messin që shënoi dy herë.
Ndeshja u vendos me penallti ku Emi Martinez ishte heroi i gjuajtjes.
Messi u bë argjentinasi i parë që ngriti Kupën e Botës që nga idhulli i tij Diego Maradona, gati katër dekada më parë në 1986. /Telegrafi/