Reperi i njohur Ledri Vula vazhdon të jetë ndër reperët më të angazhuar në estradën shqiptare.
Ai ka me mijëra fansa, të cilët e ndjekin hap pas hapi veprimtarinë e tij në rrjetet sociale.
Por, së fundmi ai është përballur me një ndodhi jo shumë të zakonshme e cila mesa duket e ka bërë për të qeshur reperin.
Gjatë kohës sa po qëndronte në kafene, disa nga fansat e kanë njohur makinën e tij të parkuar jashtë, të cilat kishin shkruar me dorë në pluhurin e xhamit prapa të makinës.
“Të duam shumë Ledri”, ishin fjalët të cilat fansat i kishin shkruar në Range Rover-in e tij, i cili më pas ka vendosur që t’i publikojë në Instagram Story. /Telegrafi/