Telegrafi

Fansat i publikojnë imazhe nga koncertet, Dafina Zeqiri: Më mungojnë shumë performancat dhe të gjithë ju që të këndoni me mua

Këngëtarja Dafina Zeqiri gjatë këtij viti ka qenë mjaft aktive me prurje të reja muzikore, përfshirë këtu edhe albumin e ri “Dafinë moj”.

Megjithatë, kjo nuk vlen edhe për performancat e saj nëpër koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore.

Kjo për shkak të shpërthimit të pandemisë së coronavirusit në botë e po ashtu edhe në Kosovë, gjë që ka bërë të anulohen edhe aktivitetet e artistëve.

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Së fundmi Dafina ka ripostuar disa imazhe e video të fansave, të cilët kanë sjell performancat e saj nga koncertet që ka mbajtur më parë.

“Si ndjehem tani.. më mungojnë shumë performancat. Më mungoni të gjithë ju që të këndoni me mua”, ka theksuar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Pavarësisht kësaj, ajo po vazhdon të jetë shumë e kërkuar nga publiku dhe tanimë ka fituar zemrat e të gjithëve.

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

31 vjeçarja gjithashtu gjatë këtyre ditëve ka nisur punën për këngën e re të quajtur “Zili”, e cila pritet të prezantohet së shpejti para publikut.

Ky është projekti i radhës i Zeqirit nga albumi i saj i ri “Dafinë moj”. /Telegrafi/