Telegrafi

Fansat nuk e lënë rahat Xhakën të vozisë, por kjo e bën të ndihet mirë (Video)

Granit Xhaka ka fituar një vend të vecantë në zemrat e fansave të Arsenalit.

Reprezentuesi zviceran u transferua këtë verë nga Borussia Monchengladbach te Arsenali për një shifër rreth 40 milion euro.

Por, që nga ky transferim, mesfushori nga Prishtina është bërë njëri nga të preferuarit e tifozëve të skuadrës, të cilët e kanë ndalur veturën e tij për t’i kërkuar një foto.

Pas kësaj, Xhaka ka postuar këtë video ku është shprehur i kënaqur që po mundet t’i bëjë të lumtur tifozët.

“Është gjithmonë kënaqësi për mua që t’i bëjë tifozët të lumtur!”, ka shkruar Xhaka në postimin e tij në ‘Facebook’. /Telegrafi/