Telegrafi

Fansat nisin një fushatë për Vedat Muriqin: Eja në Fanerbahçe

Foto: Caykur Rizespor/Twitter

Vedat Muriqi mbetet një prej lojtarëve më të kërkuar në tregun e transferimeve në shtetin turk.

Reprezentuesi turk ka shkëlqyer këtë sezon me skuadrën e Rizesporit dhe kjo ka rënë në syrin e shumë klubeve të ligës elitare të Turqisë.

Një prej tyre është edhe Fenerbahçe, e cila thuhet se ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin, e cila kap shifrat e 1.5 milionë eurove si pagë vjetore.

Tashmë ka nisur edhe një fushatë e fansave të klubit stambollas, të cilët e thërrasin që t’i bashkohen klubit të tyre të zemrës.

“Eja në Fenerbahçe”, janë komentet e njëpasnjëshme në rrjetet sociale të tifozëve të klubit, i cili dikur udhëhiqej nga shqiptari, Ali Sen.

Theksojmë se për shërbimet e 25-vjeçarit janë interesuar edhe klubi i ligës elitare franceze, Toulouse.

Lexo po ashtu Trajneri i Toulouset, Casanova: Duam ta transferojmë Muriqin

Ndryshe, Muriqi kur ka mbetur edhe një xhiro deri në përfundim të kampionatit, ka realizuar 16 gola dhe shtatë asistime në të gjitha garat. /Telegrafi/