Vedat Muriqi mbetet një prej lojtarëve më të kërkuar në tregun e transferimeve në shtetin turk.
Reprezentuesi turk ka shkëlqyer këtë sezon me skuadrën e Rizesporit dhe kjo ka rënë në syrin e shumë klubeve të ligës elitare të Turqisë.
Një prej tyre është edhe Fenerbahçe, e cila thuhet se ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin, e cila kap shifrat e 1.5 milionë eurove si pagë vjetore.
Tashmë ka nisur edhe një fushatë e fansave të klubit stambollas, të cilët e thërrasin që t’i bashkohen klubit të tyre të zemrës.
“Eja në Fenerbahçe”, janë komentet e njëpasnjëshme në rrjetet sociale të tifozëve të klubit, i cili dikur udhëhiqej nga shqiptari, Ali Sen.
Theksojmë se për shërbimet e 25-vjeçarit janë interesuar edhe klubi i ligës elitare franceze, Toulouse.
Ndryshe, Muriqi kur ka mbetur edhe një xhiro deri në përfundim të kampionatit, ka realizuar 16 gola dhe shtatë asistime në të gjitha garat. /Telegrafi/