Reperi Noizy pas stabilizimit të gjendjes së tij është nisur drejt Mitrovicës, ku pritet të performojë sonte në lokalin “Check In”.
Mesa duket lëndimet e tij trupore nuk kanë qenë shumë të mëdha, pasi ai ka arritur ta marrë veten shumë shpejt, edhe pse raportohet se i është hequr një plumb nga trupi në Emergjencën e QKUK-së.
Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive nga lokali ku pritet të mbahet sonte koncert, gjersa shihet se atmosfera është plot, dhe fansat presin me pa durim daljen e tij në skenë. /Telegrafi/