Telegrafi

Fansat meshkuj e befasojnë Dua Lipën, ajo ndihet falënderuese (Video)

Dua Lipa ka sjell ditë më parë projektin më të ri muzikor.

“New Rules”, titullohet kënga më e re që e ka shoqëruar me videoklip.

Në këtë të fundit paraqitet këngëtarja shqiptare dhe disa vajza të bukura dhe atraktive, transmeton Telegrafi.

Por, duket se kënga është pranuar shumë mirë prej fansave, sa që një grup i ka organizuar një befasi Duas.

Në fakt, disa djem kanë xhiruar një video teksa në prapavijë dëgjohet hiti i ri i Li[pës ndërsa ata imitojnë lëvizjet e vajzave.

Këtë video e ka ndarë me ndjekësit në llogarinë personale në Instagram duke thënë se “Kjo është e pabesueshme. I dua, dua, dua”.

Lexo po ashtu Dua Lipa publikon imazhe nga prapaskenat e xhirimit të klipit "New Rules" (Video)

Ndryshe, videoja deri më tani është parë mbi 14.7 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/