Site icon Telegrafi

Fansat mendojnë se kënga e re e Selena Gomez i dedikohet ish të dashurit të saj

Foto: Getty Images

Këngëtarja e famshme, Selena Gomez, i është përgjigjur thashethemeve se kënga e saj e re “Single Soon” ka të bëjë me marrëdhënien e saj me këngëtarin kanadez, The Weeknd.

Javën e kaluar doli kënga dhe videoklipi i ri dhe menjëherë u aludua se ajo po fliste për The Weeknd, me të cilin u takua në vitin 2017.

Vetëm pak muaj më parë, 31 vjeçarja zbuloi se ajo mendon se shfaqja e The Weeknd “The Idol” është e tmerrshme sepse personazhi kryesor Jocelyn, i luajtur nga Lilly-Rose Depp, ka shumë të përbashkëta me të.

Foto: Getty Images

Selena shkroi në Instagram për kuptimin e këngës së saj të re dhe i mohoi thashethemet.

“Nuk mund të ishte më e gabuar”, ka shkruar ajo në një koment në postimin e Hollywood Life, i cili i adreson këtë thashetheme.

Vetëm dy ditë më parë, ajo tregoi kuptimin e vërtetë të këngës së re.

Foto: Getty Images

“Faleminderit për gjithë dashurinë për këngën Single Soon”, ka shkruar ajo në foton në Instagram.

“Është një himn i gjallë për të qenë rehat në lëkurën tuaj dhe për të dashur shoqërinë tuaj”, vazhdon artistja.

Foto: Getty Images

Më herët në gusht, kur njoftoi se po kthehej me këngë të re, ajo theksoi se albumi i saj nuk ka përfunduar ende dhe se është kënga e parë e albumit të ardhshëm.

Kjo i gëzoi jashtëzakonisht fansat pasi ishte kënga e saj e parë solo në tre vjet. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

 

Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version