Fansat mendojnë se Anna Wintour e ‘inatosur’ ndërroi vendin kur Kim Kardashian u ul pranë saj në sfilatën e Victoria Beckham.
Fansat ishin të bindur se Anna Wintour kundërshtoi Kim Kardashian duke lëvizur sediljet në shfaqjen e Javës së Modës në Paris të Victoria Beckham të premten.
Megjithatë, Page Six konfirmoi se Wintour, 73 vjeçare, dhe Kardashian, 42 vjeçare, ishin ulur pranë njëra-tjetrës gjatë gjithë shfaqjes.
Videoja që qarkullon në internet tregon themeluesen e “Skims” pranë kryeredaktores të revistës Vogue.
Wintour në dukje e injoroi Kardashian duke u kthyer për të parë në drejtimin tjetër drejt David Beckham, i cili ishte ulur në anën tjetër.
Fansat menduan se Anna u ngrit dhe u largua më pas nga Kim, meqë nëna e katër fëmijëve u pa në një tjetër vend.
“Anna ndërroi ulësen”, shkroi një përdorues i rrjeteve sociale.
“Anna e injoroi Kim?”, shkroi një tjetër.
“Ajo ndërroi ulësen?”, ka thënë mes tjerash një tjetër ndjekës.
Kim Kardashian arriving at Victoria Beckham ss24 pic.twitter.com/iMbQrd5C1u
— ➳❥ (@VANITYxVAULT) September 29, 2023
Sidoqoftë, burime për Page Six thonë se ato qëndruan bashkë dhe janë parë shpesh duke biseduar.
Yllit televiziv iu bashkua nëna e saj, Kris Jenner dhe i dashuri i saj, Corey Gamble. /Telegrafi/