Site icon Telegrafi

Fansat konfuzë me videon e Selenas, dyshojnë se aludon në Justin Bieber

(Foto: Instagram/selenagomez/Getty)

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Selena Gomez, ka bërë bujë te fansat me një videon të re.

Gjegjësisht, ajo ka postuar një video në Instagram dhe shumë njerëz mendojnë se për shkak të zërit në sfond, ajo po aludon për divorcin e ish-të dashurit të saj, Justin Bieber me gruan e tij, Hailey Bieber.

Në klip, Gomez përdori audio nga sezoni i parë i “Sex and the City”, në të cilin Samantha Jones dëgjohet duke folur me të dashurin e saj të martuar në telefon.

Lexo po ashtu Selena Gomez paralajmëron këngën e re “Single Soon”

Më pas, Selena imiton përgjigjen në telefon si protagonistja duke përsëritur zërin e famshëm të Kim Cattrall.

“Mbaroi, i thashë gruas”, dëgjohet zëri i mashkullit që është bërë hit në rrjete sociale, teksa protagonistja (dhe Selena që bëri pantomimën) thotë: “Kush je ti?”.

Duke gjykuar nga përshkrimi i videos, videoja është bërë për të promovuar këngën e re, “Single Soon”, por fansat e konsideruan si një mesazh për ish-të dashurin, Justin dhe gruan e tij, Hailey Bieber. /Telegrafi/

Exit mobile version