Këngëtari Adrian Gaxha dhe prezantuesja Luana Vjollca ishin një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar.
Megjithëse ka kohë që i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, fansat ende kërkojnë t’i shohin bashkë.
Në një fotografi të publikuar së fundmi nga Adriani në profilin e tij në Instagram, komentues të shumtë kanë lidhur emrin e prezantueses së njohur me këngëtarin.
Çifti janë parë bashkë gjatë verës së këtij viti në Ulqin në “Summer Fest”, por që si duket ndjenjat e dashurisë mes tyre janë shuar.
Që nga ndarja asnjëri nuk ka deklaruar për ndonjë lidhje të re dashurie. /Telegrafi/