Telegrafi

Fansat hidhen mbi Encën, qajnë dhe përplasen me rojet e sigurisë (Video)

Këngëtarja Enca Haxhia e ka dëshmuar tashmë që është njëra ndër këngëtaret më të kërkuara gjithandej.

Ajo ka shumë fansa të zjarrtë, të cilët mezi presin ta shohin këngëtaren në paraqitjet e saj.

Lexo po ashtu Fansja nga Podujeva nuk e lëshon Noizyn në skenë (Video)

Gjatë koncertit të fundit, Enca dhe ekipi i saj duket të kenë hasur në turmën e madhe të fansave që e prisnin këngëtaren jashtë.

Teksa ishte futur në veturë dhe gati për t’u larguar nga koncerti, njëra nga fanse nuk e lëshonte dot Encën, dhe qante teksa e përqafonte fort.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ky moment është kapur nga këngëtarja Haxhia, e cila ka vendosur që pamjet t’i ndajë me fansat e saj në rrjetin social Instagram.

që fansat më pas të larohet dhe ta lënë të qetë këngëtaren, është dashur të ndërhyjë edhe sigurimi. /Telegrafi/