Telegrafi

Fansat ende hamendësojnë nëse Nicole Scherzinger është shtatzënë

Këngëtarja e njohur, Nicole Scherzinger, është bërë mjaft e përfolur kohëve të fundit në faqet rozë.

Kjo ka ardhur si rrjedhojë e disa paraqitjeve të saj në rrjete sociale, ku shpeshherë i theksohet barku i saj, shkruan The Sun.

Në një postim të fundit, interpretuesja e hiti “Right There” i është nënshtruar trendit të Tik Tok, ku prej një dukje në përditshmëri, kthehet në atë glamuroze.

Nicole është parë të jetë e ulur në një karrige, teksa i theksoheshin edhe linjat e tonifikuara trupore.

“E veshur për të mos shkuar askund”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.

Pasi ajo mori vëmendje të madhe me dukjen, një numër i madh i fansave të saj vërejtën barkun e saj të fryrë.

Disa prej tyre kërkuan nga këngëtarja që të shpreh hapur se është shtatzënë, pasi një gjë e tillë edhe duket.

Ndërkaq, nuk është hera e parë që admiruesit e muzikës së saj po hedhin spekulime të tillë, pasi muajin e kaluar ndodhi e njëjta gjë. /Telegrafi/